spot14921-19329-betohet_qeveria_rama_jemi_zgjedhur_per_t
Politikanët shqiptarë jo pak herë kanë akuzuar njëri – tjetrin për nepotizëm në punësime dhe për favorizime të të afërmve të tyre në emerimin në poste drejtuese të institucioneve të ndryshme. Open Data Albania ka publikuar një listë të familjarëve të politikanëve të punësuar në shtet. Sipas listës së bërë publike nga “Shqiptarja.com” rezulton se një pjesë e madhe e deputetëve e ministrave i kanë të punësuar familjarët në institucionet shtetërore.

Deputeti i PS, Bashkim Fino ka djalin të punësuar tek ANTA. Bedri Mihaj ka të punësuar bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës. Dashamir Shehi, bashkëshorten tek Kryetare e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (prej disa vitesh). Eglantina Gjermeni ka të punësuar bashkëshortin tek Banka e Shqipërisë. Bashkëshorti i Ermonela Felajt është tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Bashkëshortja e Fatmir Mediut punon në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë. Flamur Noka e ka bashkëshorten tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Gjergji Papës i punon vajza te Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Paulin Stërkaj ka djalin të punësuar në QSUT. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka të punësuar bashkëshorten tek Universiteti i Tiranës. Sali Berisha ka vajzën pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. Djali i Valentina Leskajt është i punësuar nk Bashkinë Elbasan. Vasilika Hysi ka bashkëshortin tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë. Ndërsa bashkëshorti i Lindita Nikollës është Dekan në FSHN.

Më poshtë lista e plotë:punesimepunesime1