“Lajmi tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik në 12.5 % ose me një rënie prej gati 1.7% në bazë vjetore. Pra, është ulja rekord e papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit, pra 12.5%. ”

Kjo ishte deklarata e dhënë sot nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Por, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që “Faktoje” disponon, rezulton e kundërta e kësaj deklarate, ashtu siç mund të shihet në tabelën e mëposhtme.