Protesta e bizneseve të vogla është shtrirë edhe në disa qytete kryesore. Në Lezhë shumë biznese të vogla kanë mbyllur qepenët.

Edhe në Berat bizneset fillojnë uljen e qepenave në shenjë protestë.
Rreth 100 biznese në rrugën kryesore të lagjes “30 Vjetori” ulën qepenat. Tregtarët shprehen se nuk i përballojnë dot taksat e larta.

Në Korçë kanë qenë të pakët tregtarët të cilët i janë bashkuar protestës. Edhe ato pak biznese kanë mbyllur qepenat vetëm për pak minuta. Në Shkodër, në tregun e Zdrales tregtarët protestojnë.

Në Lushnje asnjë subjekt nuk ka mbyllur qepenat. Në Fier në protestë janë rreth 100 biznese në rrugen “Muharrem Agolli