
Këtë ditë të hënë kryeministri Rama e ka nisur me një takim më kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Rama u pa të futej këtë mëngjes në Kryesinë e Kuvendit.
Takimi mes tyre zhvillohet pak orë para mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër nuk dihet nëse PS do të bëjë ndonjë reagim parlamentar për deputetin e Fushë-Krujës Rrahman Rraja, djali i të cilit u arrestua një ditë më parë për dhunën dhe kanosjen e 25-vjeçares Xhisiela Maloku.