Teksa gjatë ditës së djeshme u fol për një vizitë blic të kryeministrit Edi Rama në SHBA, sot kreu i ekzekutivit ka nisur ditën me takime.

Rama po zhvillon një takim në ambientet e kryesisë së Kuvendit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nuk ka të dhëna për këtë takim, por ai vjen vetëm dy ditë pas deklaratave të forta të kryediplomatit amerikan Donald Lu.

Ai u shpreh se në Shqipëri janë 4 familje që drejtojnë gjithë situatën kriminale