Kryemadhi zbulon sa i shiti çizmet që goditi Ramën në parlament

3 minuta më parë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë’, ku komentoi momentin që qëlloi me çizme kryeministrin Edi Rama në sallën e parlamentit.

E pyetur nga moderatori Arian Çani se çfarë ndodhi me çizmet, ajo tha se dikush i bleu për 1 mijë euro. Ajo tha se kjo shumë do ti dhurohet shtëpisë së fëmijëve në Sauk, nga 0-6 vjeç. Ndërsa shtoi se çizmet i kishte blerë vetëm 120 mijë lekë.