Monika-Kryemadhi-3

Zv.Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita aktuale është më e dobëta në 25 vite, ndërsa i bëri thirrje demokratëve të votojnë për LSI-në më 18 qershor nëse nuk duan Edi Ramën kryeministër.

“Demokratët të marrin pjesë në zgjedhje, të shkojnë të votojnë në 18 qershor. Nëse nuk duan Edi Ramën kryeministër, të vijnë dhe të votojnë LSI-në. Kjo është padyshim opozita më e dobët në 25 vjet”, – u shpreh Kryemadhi në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”.