Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga selia e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve përveç urimeve që ndau, komentoi dhe situatën politike në vend.

Sipas saj, opozita me djegien e mandateve tregoi dashurinë për kombin. Ajo i dha kryeministrit Rama mesazhin se opozita nuk do të ndalet, duke u shprehur në mënyrë figurative se pranvera nuk mund të ndalet, nëse shkelet një lule.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë, sot është 22 marsi dita e Sulltan Novruzit, është dita e demokracisë njerëzore. Abaz Aliu luftoi për demokracinë njerëzore, ashtu sikurse edhe në 22 mars u vendos pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri.

Në këtë ditë kaq të bukur pranvere, kur çelin lule pafundësisht, mund ta shkelësh dhe prishësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën. Në këtë ditë ju uroj gëzuar gjithë shqiptarëve, në veçanti bektashinjtë”,- tha Zonja Kryemadhi.

Në lidhe me thirrjen e Baba Mondit që politika të përmbahet e të jetë më e qetë, Krymadhi shtoi se opozita e tregoi dashurinë për kombin me djegien e madateve.

“Opozita bëri ndarjen përfundimtare të çdo pazari, djegia e mandateve vendosi shinat, kornizat e dialogut. Tregoi që gjërat duhet të vendë edhe njëherë në shtratin Kushtetues. Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija në betejnë e Qetrbelasë. Beteja të tilla janë beteja që kanë kosto, por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë atë që thashë më përpara. Dikur ai solli demokracinë njerëzore, ne duhet të sjellim jetën dhe mirësinë për shqiptarët”,- shtoi ajo.