Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama mund të mos rikandidojë Erion Veliajn për kryetar të Bashkisë së Tiranës pasi ky i fundit po i bën hije kryeministrit.

“Veliaj po i bën hije Ramës dhe duke parë mentalitetin e Kryeministrit, për mendimin tim Veliaj nuk do të rikandidohet, aq më tepër kur Kryebashkiaku i Tiranës shihet si pasardhës i Edi Ramës në këtë parti”,- u shpreh Kryemadhi në studion e Report Tv.