bushi
Kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushit, i cili është bërë i njohur për publikun pasi opozita e ka akuzuar vazhdimisht për trafik droge në Itali, ka humbur pistoletën e punës dhe vulën e bashkisë. Një javë më parë ai ka bërë një denoncim në polici. Bushi ka thënë se e ka humbur vulën dhe pistoletën, së bashku me portofolin kur po zbriste nga makina e tij. Gazta Mapo citon Bushin të ketë thënë në polici sepistoleta, vula dhe portofoli duhet t’i kenë rënë nga çanta dhe ai nuk e ka vënë re. Policia ka nisur hetimet, ndërsa mbetet e paqartë se përse kryetari i Bashkisë së Krujës duhet ta mbante vulën e institucionit me vete.