lulzim_basha_donald_lu_5750_1

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka nisur një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Takimi mbahet në selinë e PD-së.

Ky takim vjen në një moment ku vendi po përjeton një situatë krize politike. Opozita ngul këmbë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Javën e ardhshme vjen në Tiranë zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën, në një përpjekje tjetër për të zgjidhur krizën politike në vend.