lu-vlahutin_2

Kriza politike dhe institucionale po bëhet gjithmonë e më e prekshme, ndaj ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian janë vënë në lëvizje. Pasi kanë pritur që politikanët shqiptarë të takoheshin vetë me njëri tjetrin, një grup ambasadorësh kanë nisur t’i kalojnë drekat dhe mëngjeset një ditë me Bashën dhe një ditë me Ramën. Kështu edhe sot në mëngjes, grupi i ambasadorëve u panë të futen në Vilën 30 në Tiranë, aty ku i priste Edi Rama. Opozita nuk lëviz nga qëndrimi i saj për qeveri teknike. Nga ana tjetër, Edi Rama thotë se ka një mandate kushtetues. Zbatimi i reformës në drejtësi ka ngrirë. Pas pak pritet të zgjidhet presidenti, ndërsa zgjedhjet mund të shtyhen.