drilona

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr vendim për të plotësuar vendet vakante të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve të cilat i përkisnin Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, por këto të fundit nuk kanë sjellë propozimet pavarësisht se KQZ i ka pritur dhe në tejkalim të afateve.

Në një prononcim për median zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha tha: “KQZ në rastin më të parë me vendim do të emërojë anëtarët dhe sekretarët sipas rastit për të plotësuar vendet vakante për çdo KZAZ për të siguruar ngritjen funksionin e tyre në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor”

KQZ duhej të kishte marrë vendim për ngritjen e KZAZ dhe të kishte përcaktuar datën për thirrjen e mbledhjes së parë të tyre “por shkaku që afati ligjor për ngritjen e KZAZ nuk u arrit të respektohej nga KQZ është mos përmbushja e detyrimit ligjor nga PD për paraqitjen e propozimeve për anëtar dhe sekretar të KZAZ dhe nga PR për paraqitjen e propozimeve për anëtar të KZAZ” tha Drilona Hoxha, zëdhënësja e KQZ-së sot paradite 

KQZ garanton se “procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit kryesisht nga KQZ të shtetasve si anëtarë dhe sekretarë të KZAZ do të kryhen në transparencë të plotë sikundër e gjithë veprimtaria e KQZ për administrimin e procesit zgjedhor”.