kqz-biba
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve votoi sot ndarjen e re të mandatave sipas secilit qark. Qarkut Kukës, Korçë dhe Berat i është hequr nga një mandat.

Të treja këto mandate i janë shtuar qarkut Tiranë dhe Durrës.

Përkatësisht 2 në Tiranë dhe një në Durrës.

Kjo lëvizje është bërë për shkak të ndryshimit të raporteve të popullsisë.

Vendimi është miratuar me 7 vota pro. Për qarqet e tjera të vendit nuk ka ndryshim në numrin e mandatit të deputetëve.