Në Dubai po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it ku pjesë e axhendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në rast të votimit pozitiv, Kosova do të shndërrohet anëtarin e 194-të në INTERPOL.

Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë. Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtar, ndërsa diskutimet pritet të zjgasin rreth dy orë, njofton Klan Kosova.

Anëtarësimi në INTERPOL paraqet një arritje të lartë për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Vendi me i ri evropian do të bëhet pjesë e policisë ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, anëtarësimin potencial e vlerësoi si arritjen më të madhe pas Pavarësisë së Kosovës.

Ku rrugëtim i Kosovës po kundërshtohet nga Serbia, e cila vazhdimisht kishte lobuar tek shtetet anëtare të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Vitin e kaluar Kosova ishte tërhqur nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL. Ky vendim atë kohë ishte marrë nga kryeministri Ramush Haradinaj.