bekim-collaku
Kosova ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Integrimit, Besim Collaku, i cili shkruan në Facebook:

“Sapo vura nënshkrimin tim në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Isa Mustafa. Nënshkrimi i MSA-së u bë në prani të shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogerini dhe komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn.

Pak pas nënshkrimit nuk kanë vonuar as përshëndetjet nga Shqipëria. Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Basha e kanë vlerësuar si një ngjarje historike për Kosovën nënshkrimin e MSA-së.