capturedk_copy_1_9372
Një shtetas ka kallëzuar në polici se bashkëjetuesja 18-vjeçare i ka ikur nga shtëpia ditën e mërkurë dhe pas kësaj dite nuk ka mundur ta gjejë.
“Më datë 09. 09. 2015, shtetasi Gj. P., vjeç 25, banues në lagjen 10 Korçë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa, bashkëjetuesja e tij, shtetasja Xh. Sh., vjeç 18”, bën të ditur policia e Korçës.
Po të njëjtat burime thonë se, nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.