DROGA
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët po transportonin lëndë narkotike të llojit marijuanë.

ë arrestuarit janë Lindita Blini 36 vjeç dhe Ardit Sata 29 vjeç.

Kapja e tyre u bë gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Viareggios. Policia i pyeti shqiptarët nëse ata dispononin zinxhirë për gomat e makinës dhe pas kontrollit në bagazh u zbuluan dy canta me 30 kg marijuanë.

Droga transportohej me një makinë tip “Fiat” dhe mendohet se do të shitej në tregun italian.