Ambasadori amerikan në Tirnaë foli sot sërish pa doreza për organizatat kriminale në Shqipëri, të përfshira në trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit.

Donald Lu tha se janë katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje, të cilat menaxhojnë operacionet kriminale në vend. Por ndonëse kjo nuk është hera e parë që ambasadori amerikan flet në këtë mënyrë, ka një detaj tjetër që tërheq vëmendje akoma më shumë në deklaratat e tij, të cilat duket se pasojnë një paralajmërim që kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri në Kuvend gjatë seancës së fundit.

Lapsi.al sjell me video momentin kur Basha paralajmëron se partnerët e Shqipërisë do të flasin shumë shpejt për grupet kriminale si problemi kryesor në vend. Kjo natyrisht shtron edhe pyetjen se ku e dinte Lulzim Basha që ndërkombëtarët do të flisnin shumë shpejt?

‘Llafe në ajër na the. Nuk the dot as togfjalëshin ‘krimi i organizuar në Elbasan’. Na akuzove se po flasim për krimin, bandat dhe drogën. Mbaje mend, mbajeni mend se do ta dëgjosh këtë togfjalësh nga partnerët shumë shpejt, se nuk ka problem sot më të madh Shqipëria se krimi, bandat dhe droga. Sot ta them unë, nesër do ta thonë partnerët dhe po nuk u vure veshin do t’ja thonë gjithë botës. Mbaje mend këtë që të them sot. Ti e di që unë s’të flas kot”, i është drejtuar Basha-kryeministrit Edi Rama.

Tre ditë pas kësaj seance në Kuvend, ambasadori amerikan Donald Lu i dha një tjetër ‘shuplakë’ qeverisë dhe Kryeministrit, duke përmendur disa prej personazheve të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi, Klement Balili, Lul Berisha etj. Ndërkohë që Rama tentonte ta relativizonte gjendjen, teksa shprehej se refuzonte të dëgjonte për ‘krimin etnik shqiptar’. Pikëpyetjet ngelen: Ku e dinte Lulzim Basha se partnerët ndërkombëtarë do të flisnin shumë shpejt, ashtu siç sot foli hapur ambasadori i SHBA-së, Donald Lu. Shhni videon më poshtë.