refo
Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi mblidhet sot në orën 11 për të shqyrtuar draftin e ekspertëve. Por bashkë me të ai do të shqyrtojë edhe draftin e LSI si dhe 11 rekomandimet e PD –së. LSI nuk pajtohet me disa nga pikat e draftit të ekspertëve, siç e ka bërë të ditur edhe Ministria e Drejtësisë e drejtuar prej saj, veçanërisht në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese apo KLGJ. Palët nuk kanë arritur dakordësinë as pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ndaj konsensusi duket i vështirë edhe në Komisionin e Posaçëm. Megjithatë “Venecias” do ti dërgohet vetëm një draft, i cili do të përbajë edhe versionet e PD e LSI për ato çështje mbi të cilat nuk do të ketë dakordësi. Pasi Komisioni i Venecias të japë rekomandimet përfundimtare palët do të mund të ulen në një tryezë politike për të vendosur mbi hapat e mëpasshëm. Kryeministri Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Meta, nuk e kanë përjashtuar mundësinë për ta votuar me referendum reformën nëse nuk do të gjendet konsensusi politik.