basha mediu

Kongresmeni amerikan Trent Kelly i ka dërguar një letër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu në mbështetje të protestës së tyre e cila është në javën e tretë të saj.

Kongresmeni amerikan në letër shkruan se SHBA është në mbështetje të plotë të qytetarëve shqiptarë në mbështetje të së drejtës së tyre për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Manipulimi i zgjedhjeve mbetet ende një shqetësim, veçanërisht i të drejtave themelore të shqiptarëve për të votuar si njerz të lirë. Mbështes fort përpjekjet e popullit shqiptar dhe luftës së tyre. Shqiptarët duhet ta dinë se kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në të drejtën e tyre për demokraci,” shkruan kongresmeni në letrën e tij.