12919662_1695040204100228_4204294996497930508_n
Mëngjesin e së mërkurës, pronari i lokalit “My house” në Tiranë gjeti në hyrje një shishe plastike që dukej si e mbushur me rërë dhe me një fitil në pjesën e sipërme. Menjëherë pronari i lokalit njoftoi policinë për shkak të një konflikti të vjetër për borxhe, ku ishte i përfshirë. Forcat xheniere konstatuan se shishja 0.5 litra ishte e mbushur me lëndë shpërthyese Amonit dhe fitili ishte vënë për të aktivizuar shpërthimin, por pa u ndezur. Dyshohet se eksplozivi ishte vendosur në shenjë paralajmërimi. Burime zyrtare sqaruan se “Bar kafe “My House”, është në pronësi të shtetasit M. D., pronë të cilën e ka fituar me vendim Gjykate, pasi ka qënë në pronësi të shtetasit K. C, i cili i ka marr hua, shumën prej 300.000 euro dhe nëse shtetasi K. C., nuk do ti kthente huan do ti jepte kete prone shtetasit M. D”.