konferenca_e_kryetareve_17387
Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për futjen në procedura të përshpejtuara të ligjit që parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare ët hetimit.
Siç paralajmëroi një ditë më parë, Partia Demokratike ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve që Byroja e Hetimit të miratohet me procedurë të përshpejtuar nga Parlamenti. Kërkesa është ngritur nga kryetari i grupit parlamentar të PD Edi Paloka.
“Pse trembet qeveria nga Byroja e Hetimit? Kush po e vonon Byronë. Pse nuk sillet në Parlament ligji për Byronë. Për Byronë ka konsensus dhe mbështetje nga ndërkombëtarët”, mësohet të ketë thënë Paloka
Gjithashtu PD kërkon edhe shtyrjen e mandatit të serverit të tatimeve
Ndërkohë, minsitrja Ermonela Felaj e kryetari Kuvendit Ilir Meta s’kishin dijeni nëse ekziston projektligji i dakordësuar.
Nga ana tjetër deputetit Fatmir Xhafaj pranoi se ekziston projektligji, por sipas tij do ndiqeni procedurat për miratimin e tij.