koncesionet
Tani kur vala e koncesioneve të formës Partneritet Publik Privat ka përfshirë të gjithë sektorët, qeveria ende nuk i ka llogaritë e sakta. Situata është jashtë kontrollit. Nuk dihet sa koncesione janë në çfarë niveli është zbatimi i kontratave dhe cilat janë rrisqet që ata përcjellin në arkën e shtetit.

Ministria e Ekonomisë ka shpallur prioritet këtë vit, në të cilin do të angazhojë një shumë prej më shumë se 83 mijë eurosh për krijimin një regjistri elektronik për koncesionet.

Në programin e reformave për këtë Ministria e Ekonomisë synon që këtë vit të fusë një regjistër publik në lidhje me të gjitha aktivitetet e projekteve të PPP-së dhe do të publikojë përmbledhje të të gjitha kontratave të PPP-ve dhe të kontratave të hartuara nga vetë ato, duke përjashtuar këtu informacione të mbrojtura ose konfidenciale, për të garantuar transparencë të angazhimit të ndërmarrë nga qeveria qendrore.

Planet përfshijnë krijimin e një grupi pune në Ministrinë e Financave që do të merret me vlerësimin e risqeve fiskale, të propozojë masa për t’ i zbutur risqet dhe të japin vlerësime të risqeve që të mund të përfshihen në dokumentet buxhetore që u dorëzohet parlamentit.

“Në fund të vitit 2016, ky grup pune do të vlerësojë risqet që rrjedhin nga aktivitetet e PPP-ve dhe kontratave koncesionare dhe nga detyrimet e prapambetura të njësive lokale dhe do të marrin në konsideratë nëse do t u duhet të përcaktojnë sasinë e këtyre risqeve në llogaritë e tyre fiskale” thuhet në Programin e Reformave të këtij viti të qeverisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vlerësuar koncesionet si një nga rreziqet më të mëdha fiskale, duke pohuar se të tashmë 55 partneritetet Publike dhe Private tashmë zënë 7 për qind të PBB dhe të tjera janë përfshirë në proces.

Ligji i koncesioneve kërkon Ministrinë e Financave për të mbajtur një regjistër të partneritetit publik-privat për të vlerësuar ndikimin i tyre buxhetor para se ata të jene nënshkruar, por qeveria nuk e ka publikuar regjistrin dhe nuk ka dijeni mbi parashikimet e pagesave që do të beje gjatë zbatimit të kontratave, referon Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të posaçëm për transparencën e fiskale.