IMG-20151020-WA0014(1)
Me uljen e temperaturave, pritet që emigrantët sirianë të kalojnë kufirin me Shqipërinëm për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Zv/ministri i Jashtëm, Selim Belortaja kaloi gardhin e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe raportoi se, Shqipëria i ka marrë të gjitha masat për mbërritjen e emigrantëve nga Siria. Belortaja tha se emigrantët sirianë mund të ndryshojnë itinerarin e tyre, për shkak të terrenit dhe motit të keq gjatë dimrit.

Disa javë më parë, Lapsi.al raportoi se autoritetet në Gjirokastër përgatitën mijëra çadra për emigrantët, që mund të kalojnë nga vendi ynë, gjatë rrugës për në Bashkimin Europian. Për shkak të motit të ftohtë, refugjatët mendohet se do tw ndjekin itinerarin Greqi-Shqipëri-Mali i Zi, për të shkuar drejt Evropës. Deri më tani mendohet janë përcaktuar dy hapësira të mëdha, ku do të ngrihen rreth 5 mijë çadra, të cilat mund të mbajnë mbi 10 mijë persona.