mesila-doda_0

Rrëzimi i kandidaturës së Shpëtim Idrizit për anëtar të komisionit ad hoc të vettingut, ka nxjerrë sheshit marrëdhënien e tensionuar mes PDIU-së dhe PS-së. Mesila Doda tha në emër të PDIU-së se PS-ja e interpretoi kandidaturën e Shpëtim Idrizit si pjesë të opozitës, ndonëse kjo parti ka mbi 2 vjet në koalicionin qeveritar.

“Duke qene se votimi shkoi kështu si shkoi, u shkatërrua me kompromis brenda mazhorancës. Politika shqiptare nuk do të shkojë përpara në këtë proces. Herën e parë nuk u morë në shqyrtim kërkesa. Ndërsa herën e dytë u tha që PS do të kishte 2 emra dhe LSI 1 emër ndërsa PDIU asnjë emër. Sot kemi gjysmën e Parlamenti që nuk vjen sepse ata nuk janë lejuar nga këta që bëjnë arrogantin dhe  cinikun. Në fund ne kemi një Atdhe që nuk do ta hedhim për hesapet dhe çmenduritë e tuaja”, tha Doda në Kuvend.

Ndërsa në një komunikim me gazetarët jashtë, ajo shkoi edhe më tej kur foli për një krisje të marrëdhënies brenda koalicionit mes Ramës e Idrizit. Ky i fundit mori vetëm 23 vota pro në Kuvend, vota që me gjasë vijnë nga radhët e LSI-së