ilir-meta-kuvend

Pritet që pasditen e sotme, Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e Komisionit të dytë që do të përzgjedhë për organet e vettingut. Në seancë plenare do të diskutohet dhe miratohet krijimi i dy komisioneve me 12 dhe 6 anëtarë.

Komisionet përbëhen respektivisht nga 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita. Si dhe komisioni me 6 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. Kujtojmë se 13 prilli ka qenë afati i fundit i të gjitha palëve politike për të dorëzuar kandidaturat për anëtarë të këtij komisioni. Javën e shkuar, Avokati i Popullit dorëzoi në Kuvend listën dhe dosjet përkatëse të secilit kandidat, që plotësoi kriteret e vendosura, bashkë me listën e atyre që nuk i plotësuan kriteret.

Ndërkohë që nesër, më 19 prill, Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kryeparlamentari Meta ka deklaruar se palët nuk kanë ende një emër, ndërsa i ka mëshuar fort idesë se emri i të parit të shtetit, duhet të zgjidhet me konsensus.