logo_venice
Në draftin me 136 pika të dorëzuar autoriteteve më të larta, Komisioni i Venecias ka bërë sugjerime për reformën në drejtësi. Ndër propozimet kryesore kërkohet një vendosja e një regjimi të përkohshëm kushtetues dhe krijimin e një regjimi kushtetues që do të mbizotërojë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Sipas Venecias shumë amendamente janë të ndërlikuara porsa i përket kompetencave dhe kontrollit te institucionet. Sipas saj Gjykata Kushtetuese duhet të këtë kompetence të shqyrtojë procedurën e ndryshimeve kushtetuese.

Një tjetër pikë e rëndësishme është rishikimi i rolit të ministrit në KLD e cila merr emërimin Këshilli i Lartë Gjyqësor. Sipas Venecias duhet të shihet roli i ministrit për të shmangur konfliktin e interesit. “Ministri i Drejtësisë nuk duhet të jetë anëtar i KLD-së pasi është në konflikt të hapur interesi. Ai ka të drejtën e propozimit të masave ndëshkimore për gjykatësit apo prokurorët, por nuk duhet të jetë pjesë e mbledhjeve ku merret vendimi.”

Venecia ka kërkuar edhe sqarimin e marrëdhënieve të prokurorit të përgjithshëm. Një pikë tjetër e rëndësishme është depolitizimi i procedurave të zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm është i paqartë dhe nuk ka arsye të jetë i ndryshëm nga zgjedhja e prokurorëve të tjerë. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm nuk duhet të ndërpritet me domosdoshmëri.