Edi Rama ka dalë në një konferencë shtypi për të relativizuar pamjet barbare të goditjes me shkopa gome të një drejtuesi të lartë të PD-së, duke dëshmuar se ky shkatërrim në imazh, po i heq rilindjes edhe maskën e fundit. Por si gjithnjë në raste të tilla ai përdoi një gjuhë ambigue, edhe pranoi gabimin dhe incidentin e vetëm dy policëve që qëlluan në mënyrë të jashtëligjshme me shkopa gome një njeri të pambrojtur dhe të rrëzuar përtokë, por deklaroi edhe se i mirkuprtonte atë.

Po të ndjekësh logjikën dhe argumentat që përdori Rama duket se policët që u gjendën për shtatë orë nën terror psikologjik dhe vandal, ceduan një moment edhe gabuan.

Pra ata as nuk ushtruan dhunë me urdhër dhe me dashje, por thjesht bënë një faj profesional nga lodhja, zemërimi dhe mungesa e përqëndrimit.

Por edhe po ta pranojmë këtë logjikë, pra pranimin e incidentit dhe gabimit xhenuin, në administrtë për mëkate të tilla ndëshkohesh. Ndëshkohesh me gjobë, me pezullim të përkohëshëm ose me çdo lloj mase tjetër.

Résultat de recherche d'images pour "sait dollapi"

Pra pyetja pas llafollogjisë të Ramës është: A do japë qeveri një shembull që ndëshkon dhunën e shproporcionuar të policisë, apo ajo do ti kalojë me indiferencën e heshtjes, këto sinjale që i inkurajojne forcat e rendit për të qenë edhe më të dhunshme për të ardhmen.

Vetëm testi minimal se si do të sillet policia me ata dy shkopinj gome që qëllonin një njeri të pambrojtur, tregon se cila pjesës e fjalëve të Ramës duhet besuar.