koco-1_8

Lëvizja “Zgjidhja” për reformimin e Partisë Socialiste do të ketë sot ndalesën e radhës në Elbasan.
Në orën 17:00, në teatrin “Skampa”, themeluesi dhe drejtuesi i kësaj lëvizjeje, Koço Kokëdhima, do të flasë për gjendjen e papranueshme ku e ka zhytur PS-në udhëheqja e saj, që është shkëputur nga baza, dhe si po “kacafyten” për trashëgiminë e PS-së, Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj, pas largimit të Ramës.

Në bashkëbisedimin me socialistët e Elbasanit, Kokëdhima pritet t’u drejtohet me një thirrje anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së për të shpëtuar partinë, ndërsa ish-deputeti do të shkojë në mbledhjet e saj edhe pas shkarkimit më 23 dhjetor, raporton “Shekulli”.

Në takimin e Elbasanit do të zbulohet edhe skema organizative e Lëvizjes “Zgjidhja”