koco-kokedhima_8

Koço Kokëdhima ka rrëfyer se nuk ka qenë dëshirë dhe as kërkesë e tij të bëhej deputet, por këtë gjë ia ka kërkuar lidershipi i PS në funksion të mirëqeverisjes gjatë koalicionit.

Kokëdhima shkon edhe më tej duke thënë për shkak të faktit që u bë deputet, i ka prishur shumë punë vetes.

I ftuan në emisionin “Të pakespozuarit”, Kokëdhima tha se është e gabuar që kreu i partisë të bëjë listat e partisë.

“Nuk e kam këshilluar kurrë Ramën në mënyrë të gabuar. Kam thënë gjithmonë atë që mendoj. Kam qenë gjithmonë pro respektimit të mendimit ndryshe. As nuk doja të bëhesha deputet, as nuk kërkova të bëhesha deputet. Lidershipi i PS më ftoi të bëhesha deputet, për nevojë për një mbarëvajtje të koalicionit. Dhe shkatërrova shumë punë të miat për këtë. Nëse rregullat e listat i bën kryetari i partisë kjo është një gjë shumë e gabuar. Dhe unë jam kundër kësaj”,- tha Koço Kokëdhima.