koco-kokedhima-ne-konference-per-shtyp_2

Kreu i partisë “ZGJIDHJA”, Koço Kokëdhima mbështet protestën e opozitës në Tiranë për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ajo është shprehje e lirisë dhe e demokracisë që vendi ka arritur si dhe një e drejtë e garantuar në kushtetutë. Protestat që kanë si pikësynim respektimin e votës se lirë dhe të ndershme në Shqipëri ka qenë, janë dhe do të jenë kurdoherë të mirëpritura për “Zgjidhjen”. Vota e lirë është baza e një shoqërie të drejtë dhe të përparuar” – thotë Koço Kokëdhima.

“Zgjidhja” kërkon që zgjedhjet të shtyhen në tetor me qëllim që të zhvillohet votim dhe numërim elektronik si në të gjitha vendet e botës së qytetëruar. “Zgjidhja” kërkon që votat t’i numërojë një administratë e paanshme zgjedhore shtetërore dhe jo komisionerët e partive që kanë ushtruar dhe ushtrojnë pushtet” –shprehet Kokëdhima.

Megjithatë ai kërkon që të mos ketë dhunë.

“Duke evituar çdo shkarje në dhunë të panevojshme protesta për votën e lirë mund të lartësohet si një far shpresëdhënës për pjekurinë e demokracisë shqiptare. Një protestë paqësore do të mund t’i tregojë mbarë botës se në Shqipëri nuk ka më vend për shthurje të rendit publik dhe  kaos” – thotë Kokëdhima.