1726302955koco
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës e parashikuar të zhvillohej ditën e sotme është shtyrë, për shkak se koordinatori i PS-së në rajonin e jugut, Koço Kokëdhima, në po atë orë kishte thirrur në takim këshilltarët e majtë.

Lajmi bëhet me dije nga kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko. Sipas tij sot në rend të ditës ishin çështje të rëndësishme, por Kokëdhima nuk i lejoi këshilltarët e PS-së, madje edhe të LSI-së të shkonin në mbledhje. J

a çfarë shkruan kreu i PD Gjirokastër.

“Në orën 11 50 minuta, ne këshilltarët e djathtë njoftohemi nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë se mbledhja e këshillit nuk do të zhvillohet pasi grupi i tyre socialist në atë orë ishte thirrur në një mbledhje të “rëndësishme” partie dhe sipas tij mbledhja e këshillit do të shtyhet për një ditë tjetër.

Ndërkohë në po ato çaste pata një telefonatë nga një këshilltar i LSI -së i cili më njofton se këshilltarët e LSI së bashku me këshilltarët e djathtë bënin shumicën e mjaftueshme për të vazhduar mbledhjen . Ne si grup ramë dakord të vazhdonim, por në 11 55 njoftohemi nga LSI se edha ata nuk do të mernin pjesë në mbledhje.

Në orën 12 00 këshilltarët e djathtë, sekretari i këshillit bashkiak dhe mediat zumë vendet në sallën e braktisur nga kualicioni i majtë PS-LSI në pushtet”, thotë Bejko.

Në vijim Bejko thotë se “nga burime të sigurta brenda PS dhe LSI mësuam se thelbi i mbledhjes politike kish të bënte me mosmarveshjet e kualicionit tp tyre për ndarjen e tortës së pushtetit bashkiak në Gjirokastër pasi sot do diskutohej dhe miratohej struktura e Bashkisë si dhe paketa fiskale”.