Edmond-Spaho-473x315

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani lidhur me aleancat paszgjedhore.

Spaho e ka përforcuar idenë e një aleance paszgjedhore PD-PS, duke deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit LSI dhe PDIU-ja do dalin në opozitë.

“Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestes së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”,- tha deputeti në një aktivitet të Partisë Demokratike në Elbasan.

Spahoi theksoi se PD-ja ka meritë për miratimin e ligjit që penalizon me burg shitblerjen e votës.