piro_ahmetaj_214x300_9569
Ka vijuar debati mes këshilltarit të presidentit Nishani, gjeneral Piro Ahmetaj dhe deputetit të LSI i cili është edhe kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Spartak Braho, fill pas letrës që ky i fundit në funksionin e kreut të Komisionit të Sigurisë kërkoi nga ministrja Kodheli marrjen e masave ligjore ndaj gjeneralit.

Ahmetaj ka sqaruar qëndrimin e tij në një opinion botuar sot në gazetën Panorama.

Ja cfarë shkruan Gjenerali:
“Dhe faktet janë “ulëritëse”, kështu KS: drejtohet nga një ish-hetues “me përvojë” dhe sekretar, ish-drejtues dege i Sigurimit kriminal të Shtetit deri në ‘92; ka në përbërje një deputet të akuzuar për prostitucion; një tjetër për vrasës, një trafikant që egërsisht qëllon si “bandit” në Kuvend kolegun; deputeti subjekt/Prenga, dhe disa të tjerë, që në opinionin tim, përveç “devotshmërisë partiake”, nga vizioni kanë demonstruar se janë nën nivelin e anëtareve të “byrosë politike” të kohës së Lenka Çukos dhe bllokmenëve të rrjedhur, që OSBE-në e konsideronin sikur të ishte njeri me frymë!

Në eksperiencën time, një pjesë kaq të frikshme të KS Kombëtare nuk e gjej në asnjë vend të NATO-s, dhe jo vetëm, përveç Rusisë së Putinit, Bjellorusisë, dhe Koresë së Veriut. Në këtë këndvështrim, kam ndarë shqetësimin jo vetëm për përbërjen, por edhe përgjegjësinë e këtij Komisioni për: deformimin e balancave të pushteteve; mungesën e konsensusit në votimin e paketës ligjore (rreth 72/140); shpërdorimin propagandistik të pronave/infrastrukturave; arrogancën dhe gjendjen e solidaritetit/kohezionit në FA, dhe renditjen “në fundin e listës së NATO-s për përmbushjen e angazhimeve me buxhet (0.84% GDP);, dhe jo vetëm”, shkruan ndër të tjera gjenerali Ahmetaj.
sparta_braho_sot_9568