145390

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet mblidhet ditën e sotme rreth orës 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Opozita ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, pasi sipas tyre në shkelje të Kushtetutës deputeti socialist ka përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë Abissnet edhe pasi qe zgjedhur deputet.
Kokëdhima ka theksuar gjithashtu se 16 kontratat e lidhura mes institucioneve shtetërore dhe Abissnet janë firmosur para se ai të merrte mandatin e deputetit, duke shtuar madje se pas këtij momenti ka urdhëruar kompanitë e tij që të mos marrin pjesë në asnjë garë për të ofruar shërbime për llogari të institucioneve publike apo atyre për llogari të pushtetit vendor.