donaldlu
Ambasada amerikane në Tiranë, i bëri thirrje shtetasve të saj në Shqipëri, të tregohen të vëmendshëm.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare të publikuar që në datë 20 nëntor, Ambasada amerikane i fton shtetasit e saj që për çdo dyshim të njoftojnë Policinë e Shtetit.

“Sulmet e fundit terroriste, qoftë nga ata lidhur me subjekte terroriste, apo autorë të veçantë, të shërbejnë si një kujtesë se qytetarët e SHBA duhet të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre të sigurisë. Ata duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te Policia e Shtetit duke formuar numrin 129”, thuhet në faqen e Ambasadës amerikane.