dfgfhyfg
Në seancën e sotme gjyqësore vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, tashmë një i penduar i drejtësisë, ka kërcënuar se nuk do të flasë më nëse nuk arrestohen vrasësit e gjyqtarit Skerdilad Konomi.

Sinanaj i ka cilësuar prokurorët si të korruptuar. Sipas tij drejtësia nuk është e interesuar të zbardhë vrasjen e gjyqtarit të Vlorës.

Autorët e këtij krimi Sinanaj ka pohuar se e njeh. Skerdilajd Konomi u vra publikisht me eksploziv në Vlorë, më 9 shtator 2011.

Pista kryesore e hetimeve për këtë ngjare mbetet vrasja për motive pronësie, por edhe pse kanë kaluar 4 vjet, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka ende të akuzuar.

Julian Sinanaj është pjesë e të arrestuarve të asaj që njihet si banda e tritolit.

Prokuroria e akuzon atë për vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe tentativën e vrasjes së J.M, ku dyshohet të jetë ndihmuar nga Ndriçim Gjokona.

Si porositës akuzohen të kenë qenë Genis e Andon Mëhillaj.