auto_basha_21487883725-660x330

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur sot rreth lajmit të raportuar në media se ndaj tij po përgatitej një atentat që synonte eleminimin fizik të tij. Ndonëse nuk iu referua direkt vetes së tij, Basha tha se çdo shqiptar është i rrezikuar për jetën nga lidhja e krimit me qeverinë.

“Rreziku jetik  i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24 orëshe jemi të pafrikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Evropa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, tha Basaha.

Lapsi.al ka raportuar gjatë ditës se qëllimi i këtij atentati nuk ishte thjesht goditja e opozitës, por destabilizimi Shqipërisë dhe Rajonit, duke përfituar nga situata e nxehtë politike në vend. Burimi ndërkombëtar që ka dhënë këtë informacion të rëndësishëm ka informuar edhe herë të tjera për ngjarje plane të ngjashme, të cilat janë vërtetuar nga autoritetet shqiptare.

Lapsi.al mësoi se nisur nga informacionet e marra, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama, të cilit i ka vënë në tavolinë informacionin për eliminimin e Bashës.