Këngëtari i njohur shqiptar, Labi, do të publikojë shumë shpejt një këngë të re.

Këngëtari i shumë hiteve të njohura, së fundmi ishte pjesë e disa spekulimeve se do të hyjë në politikë. Labi këto pohime i hodhi poshtë, duke thënë se ai e lë muzikën vetëm kur do ta lë atë populli.

I pyetur nga RTV 21 gjatë një prej performance në Dupelx club, Labi tha se ai shumë shpejt po bën gati këngën e re.

Këngën e re të Labit, e cila do të publikohet shumë shpejt është duke e punuar edhe muzikanti i tij, producenti Shkumbin Nebihu – Bini.