Dita e mërkurë ka treguar qëndrueshmëri për monedhat kryesore ndërkombëtare si monedha e eurozonës edhe Dollari të cilat kanë qëndruar në të njëjtat vlera me ditën e djeshme.

Megjithatë, Paundi britanik akoma vazhdon të ketë luhatje të mëdha, dukë rënë nga dita në ditë edhe më shumë. Ndikim të madh ka pasur refuzimi për herë të dytë i marrëveshjes Brexit. Nëse Britania nuk bie dakord me Bashkim Europian për një marrëveshje të daljes nga blloku apo e vonon daljen nga BE më tepër se fillimi i Qershorit, atëherë do t’i duhet të votojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Sterlina ka rënë me plot 1.2 pikë këtë të mërkurë duke arritur kështu kuotën e 144.8 lekëve krahasuar me 146 lekë që ishte ditën e djeshme.

Euro dhe Dollari nga ana tjetër nuk kanë lëvizur nga kuotat e ditës së djeshme duke u këmbyer kështu këtë të mërkurë në pikat e këmbimit valutor përkatësisht me 124.5 lekë edhe 110.3 lekë.

Për sa i përket monedhave të tjera të huaja, dollari australian ka pësuar rënie me 0.2 pikë duke arritur kuotën e 77.6 lekëve. Dollari kanadez ka pësuar rritje nga na tjetër me 0.2 pikë duke u këmbyer kështu me 82.4 lekë. Franga zvicerane nuk ka pësuar ndryshime duke vazhduar të qëndroje në kuotën e 109.2 lekëve.