Lufta e Qeverisë ndaj subjekteve të lojërave të fatit në shkelje të ligjit dhe ndaj krimit të organizuar do të jetë prioritet i padiskutueshëm i Qeverisë. Beso e Kontrollo, shkruan Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar fotot e dy projektligjeve të dërguara tashmë për shqyrtim e miratim në Kuvend.

I pari ka të bëjë me zhvendosjen e kazinove nga zonat e banuara, i cili u lë afat kompanive deri më 31 drejtor për të marra masat për t’u zhvendosur. Ndërsa I dyti ka të bëjë me trajtimin e të paraburgosurve e të burgosurve, dhe ka për qëllimin e çdo kontakti të eksponentëve të krimit të organizuar me botën jashtë burgut.

“U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po”, shkruan Rama në Facebook.