a45-650x358
Deputeti socialist, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si “kaubojsi” nuk gjen qetësi. Kohë më parë deklaroi se do të largohej nga PS-ja.

Pastaj u rikthye sërish, më vonë tentoi të shkonte te partia e Nard Ndokës.

Së fundi shfaqet në Itali, ku ka themeluar një parti të re. Partia e Emigracionit Shqiptar quhet subjekti i ri, në të cilin “kaubojsi” u zgjodh kryetar.

Në mbledhjen e djeshme në Pesaro u diskutua çështja e përfaqësimit politik të emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë.
14958718-1166813120066642-588618120-n_1478526745-7878914