Marco Giampaolo e kishte marrë paralajmërimin, pas humbjes në derbi, e tani pas kësaj humbje me Torinon gjërat komplikohen për Milan e për teknikun e Djallit. Fitore e jashtëzakonshme, me përmbysje e Torinos, që mposht 2-1 kuqezinjtë, duke u ngritur në këmbë pas dy humbjeve radhazi.
Milan u duk autoritar në pjesën e parë dhe avantazhi i Piatek me penallti, legjitimoi supremacinë kuqezi përballë granatave. Për polakun goli i dytë në kampionat e të dy nga pika e bardhë, por që këtë herë nuk mjaftoi për ti dhënë suksesin kuqezinjve dhe frymëmarrje Giampaolos.
Milan u duk autoritar në pjesën e parë dhe avantazhi i Piatek me penallti, legjitimoi supremacinë kuqezi përballë granatave. Për polakun goli i dytë në kampionat e të dy nga pika e bardhë, por që këtë herë nuk mjaftoi për ti dhënë suksesin kuqezinjve dhe frymëmarrje Giampaolos
Vendosi dygolëshi i ‘Gjelit’ Belotti mes minutave 72’ e 76’, që ndryshuan fytyrë në pjesën e dytë. Sulmuesi i kombëtares italiane shfrytëzoi pasigurinë e Donnarumma në golin e parë, ndërsa në të dytin tregoi gjithë klasin e tij, në një akrobaci që nxorri KO përfundimisht Milan. Rikthimi në fushë për Bonaventura, pas një vit mungese, nuk ka qenë kaq me fat, ndërsa Milan mund të inatoset me dy rastet e humbura në kohën shtesë: i turpshëm rasti i humbur nga Kessie, që dy hapa larg Sirigu gabon një gol të sigurtë, ndërsa portieri është spektakolar në goditjen me kokë të Piatek.