Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont shpalli para pak minutash pavarësinë nga Spanja.

“Katalonja ka fituar pavarësinë në formën e një Republike. Nuk jemi kriminelë, nuk jemi puçistë, nuk jemi të çmendur, jemi njerëz normalë që kërkojnë të mund të zgjedhin. Dhe katalanasit kanë zgjedhur me referendumin e 1 tetorit”, tha ai në parlamentin rajonal katalanas.

Për rreth 20 minuta ai dha disa shpjegime se pse po merret ky hap dhe kritikoi qëndrimin e Madridit, për të mos negociuar me qeverinë rajonale, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të tyre. Sipas tij, vullneti i popullit katalanas është i patjetërsueshëm. Por, Puigdemont iu kërkoi deputetëve të pezullojnë procedurat e pavarësisë duke u shprehur pro bisedimeve me qeverinë spanjolle. Sipas presidentit katalanas, kjo masë duhet marrë që tensionet të mos ngrihen sërish. Ai u shpreh se bizneset në rajon duhet të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre të qeta.

Kjo ‘pavarësi’ është e njëanshme, pasi qeveria e Madridit është kundër, ndërsa Gjykata Kushtetuese Spanjolle e ka shpallur referendumin e 1 tetorit, që i hapi rrugën kësaj ngjarje, jo ligjor.