gi

Qarkullimi i disa fotove nudo, mund t’iu trondisë karrierat motrave Hadid.

Një i brendshëm është i gatshëm të shesë foton nudo tek Radaronline, të një anëtari mashkull. Duket se bëhet fjalë për babain e vajzave, Mohamed Hadid. Në shkrepje shfaqet Mohamed që po bën një selfie në tualet, përballë pasqyrës. 68 vjeçari mban veshur një t-shirt të bardhë dhe boxera të ulur poshtë në mënyrë për të ekspozuar pjesët intime. Ky do të ishte vetëm skandali i fundit i Mohamedit, pas padisë që një ish vartës i tij i bëri në Prill 2015 me pretendimin se sipërmarrësi i pasurive të patundshme, i paguante punonjësit me pagë nën mesatare. Nga ana tjetër, njëra nga vajzat, Bella, ishte në titujt e mediave javën që shkoi ndërsa ishte parë të tymoste cigare që binin erë të dyshimtë.