Karburantet

Nafta dhe benzina janë shtrenjtuar sërish ditët e fundit, duke
shënuar rritjen e dytë brenda një periudhe kohore prej dy javësh. Në
total, gjatë periudhës në fjalë karburantet janë shtrenjtuar me 10 lekë
për litër, apo rreth 6%, shkruan revista ekonomike .Sipas tabelave të tregtimit me pakicë të kompanive kryesore, një
litër naftë tregtohet tashmë me 165-170 lekë për litër, nga 155-160 lekë
që ishin çmimet rreth një muaj më parë.
Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve lidhet me shtrenjtimin e naftës
në tregjet ndërkombëtare. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar
evropiane, Brent për dorëzimet e prillit u tregtua të premten e javës së
kaluar 18 cent më lart në 60.39 dollarë për fuçi. Brent ka fituar 34
për qind nga niveli më i ulët mes-janarit.
Tregtuesit e karburanteve  “shpëtuan” një javë më parë gjobës
nga Autoriteti i Konkurrencës, pasi ky i fundit ka konkluduar një hetim
gati një vjeçar vetëm me disa rekomandime për mirëfunksionimin e tregut
të karburanteve. Me ritmin shumë më të shpejtë të ndjekjes së
shtrenjtimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare në krahasim me
uljen e tyre, si dhe me rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për
litër, çmimet e naftës dhe benzinës duket se do të gjejnë një ekuilibër
më të lartë, duke iu afruar me shpejtësi nivelit rekord prej rreth 190
lekë për litër, të parë në janar të vitit të kaluar, kur nafta në bursat
ndërkombëtare ishte mbi 100 dollarë për fuçi.
Rritja e parë e çmimit të karburanteve për këtë vit nisi në fillim të shkurtit, sapo ai filloi të shtrenjtohej në bursa.