Eden Hazard nuk ka asnjë dyshim. I pyetur nga beIN Sport se cilët janë lojtarët më të mirë të Francës, ndërkombëtari belg ka veçuar N’Golo Kanté. Me Francën, elgjika do të diskutojë kualifikimin në finalen e “Rusi 2018”.

“N’Golo (Kanté), është lojtari më i mirë në botë në rolin e tij. Kur është në formën optimale, keni 95% shanse për të fituar ndeshjen”, tha Hazard për shokun e tij të skuadrës te Chelsea në një intervistë për beIN Sport të dielën.

Por numri 10 i Belgjikës gjithashtu është i impresionuar nga talenti i madh i sulmuesit 19 vjeçar Kylian Mbappé. “Kam folur disa herë me të në telefon. Ai duhet të shihte disa video të mia kur ishte i vogël (qesh). Tani jam unë ai që shoh videot e tij herë pas here. Kam shumë respekt për atë që bën për moshën që ka”, pranon ish-lojtari i Lille.