kokaine-1-933x445-800x382
Një shqiptar u arrestua në Brescia pasi iu gjet një sasi e madhe droge. Ai mbante në shtëpinë e tij, në rrugën “Monti”, 5 kilogram kokainë dhe 15 kilogram hashash. Sipas policisë, vlera e drogës arrin në 1 milionë euro. Bashkë me të u arrestua edhe një vajzë rumune, me të cilën ai bashkëjetonte. Policia nuk e bëri të ditur emrin e tij, por tha se i riu ishte një ndër furnizuesit më të mëdhenj të drogës në veri të Italisë.