droga_2
Policia e Lezhës sekuestroi 1 ton marijuanë në Orosh të Mirditës. Kapja e saj u bë pas informacioneve për kultivimin e disa parcelave me bimë narkotike në këtë zonë të thellë malore. Njëra parcelë ishte e korrur dhe kanabisi, plot 931 kg, ishte në proces tharjeje. 57 kg të tjera ishin futur në 8 thasë dhe ishin gati për t’u tregtuar. U zbulua një tjetër parcel me 155 rrënjë kanabis. Një nga kultivuesit u arrestua. Ai është Viktor Kola. Po kështu u shpallën në kërkim tre persona të tjerë, Akelian Gjoka dhe Albert Gjoka, e Marte Gjoka.